Shqiptarët martesa të rreme për të marrë letrat angleze, pazaret bëhen hapur në status e komente! 30-50 mijë £ për të gjetur ‘nuse’ online

“Kërko në Angli” është një nga grupet e krijuara në platformën Facebook nga shqiptarë që jetojnë apo duan të jetojnë në Britaninë e Madhe. Është një grup i mbyllur ku mund të bëhesh pjesë vetëm nëse merr miratimin e administratorit të faqes.

Marrja e informacionit për jetën në Britani apo edhe mundësi punësimi  të shfaqen rëndom në faqe por ka edhe një detaj që tërheq vëmendje. Mes bisedave kërkohen ‘martesa’ me persona me dokumente britanike apo edhe evropiane për të bërë letra.  Në vitin 2018, Skema e Zgjidhjes së BE-së përcaktoi se si qytetarët e Bashkimit Evropian, bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tyre mund të vazhdonin të jetonin në Mbretërinë e Bashkuar pasi vendi u largua nga BE.

Në këtë faqe të cilin Report Tv e vëzhgoi konstatohen kontakte mes personave të ndryshëm, të cilin një mënyrë futje në Angli shikojnë edhe martesën me një tjetër që të mund të bëjnë dokumente në këmbim të një pagese të majme.

Në një raportim të mëparshëm vetë BBC raportoi se gati gjysma e martesave të rreme në Britaninë e Madhe ishin të bërë nga shqiptarë.  Vetëm në vitin 2022 ishin bërë plot 365 të tilla.

Në faqen në Facebook që Report Tv vëzhgoi një ‘negociatë’ për martesë për letra ishte bërë vetëm pak orë më parë. Një vajzë me emër dhe mbiemër shqiptar, por me foto të rreme në profilin e saj, kërkon të dijë sa mund të paguajë një person i interesuar, dhe ai i përgjigjet 30 mijë paund. Vajza kërkon 47 mijë, por i riu tërhiqet pasi e konsideron shifër tepër të lartë. Kërkesës së tij për një “nuse të rreme” me shtetësi britanike ose letra evropiane, i përgjigjet një tjetër shqiptare, e cila posedon fotot e saj në profilin e Facebook, por emrin e ka të stisur.

Oferta tjetër nga një përdorues që nuk disponon emër real është 50 mijë paund, ndërsa një tjetër shqiptare shkruan vetëm “KONTAKTO”. Nuk mungojnë edhe bisedat për martesa homoseksuale, të cilat janë të ligjshme në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

Por, sa vështirë është të marrësh dokumentet e qëndrimit për në Britani? Një person që ka shkuar në mënyrë të ligjshme në tokën britanike do t’i duheshin vite për të mundur të marrë një lejë qëndrimi ndërsa gjithkush që ka shkuar në mënyrë të paligjshme kthehet mbrapsht.

Në shkrimin e BBC u raportoi se askush në një martesë të rreme nuk është ndjekur penalisht 2 vitet e fundit dhe se dhe ndjekja e fundit ishte katër vjet më parë. Zyra e Brendshme tha se kishte më pak hetime gjatë pandemisë.

Procesi hetimor është shumë i hollë nga autoritetet britanike. Nëse krijojnë dyshimin se martesa po lidhet për të marrë dokumentet, brenda 28 ditëve vjen një njoftim, me anë të së cilës kërkohet paraqitja për një intervistë, ku të bëhen pyetje specifike për bashkëshorten. Sekreti i suksesit për përfitimin e letrave është të bindësh autoritetet se lidhja martesore ka në fokus dashurinë dhe konsumimin e saj, dhe jo dokumentet.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën