Shqiptarët me "Ndrangheta"-n
trafikuan në Itali mbi 5 t kanabis

Shqiptarët me trafikuan në Itali mbi 5 t kanabis
">
Një organizatë kriminale shqiptare pjesë e ‘Ndrangheta’-s italiane ka rënë në prangat e karabinierëve  mëngjesin e të enjtes gjatë një operacion masiv policor. Janë arrestuar 25 personave për trafikimin e 5 tonëve kanabis nga Shqipëria. Report TV disponon dosjen e prokurorisë italiane ku janë renditur të gjitha provat për këtë mega-hetim në Itali. Mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë, të cilët janë identifikuar si Indrit Buja, 37 vjeç, i cili njihej me emrin Andrea, Elvis Hajdini, 25 vjeç nga qyteti i Vlorës dhe Shefik Muho 35 vjeç gjithashtu nga qyteti i Vlorës.

Nga dosja hetimore mësohet se Shefik Muho ishte kreu organizatës shqiptare e cila kishte arritur një marrëveshje me mafien kalabreze për ta furnizuar me kanabis. Nga provat që mban dosja mësohet se Guarda di Financa ka zbuluar se në periudhën kohore Gusht- Dhjetor 2016 grupi kriminal shqiptarë kishte dërguar 5 ton drogë e llojit kanabis.

Grupi kriminal shqiptarë anëtarët e të cilit ishin nga Vlora e transportonin drogën deri në Ankona përmes gomoneve. Në një rast sikur shihet edhe nga kjo foto pikërisht më 16 Gusht 2016 ata përdorën këtë motor uji për të transportuar 400 kg droge.

Hetimet zbuluan gjithashtu se bashkëpunëtorët Italian të shqiptarëve pjesë e ‘Ndrangheta’-s kishte futur mijëra ton kokainë nga Kolumbia. Por shqiptarët nuk ishin përfshirë në këtë operacion. Në dosjen prej 1000 faqe që disponon Report TV mësohet se kjo organizatë italo-shqiptare u shkatërrua pasi një vajzë ukrainase e quajtur Oxana Verman e dashura e bosit kalabrez të organizatës, rrëfeu në polici aktivitetin kriminal përfshi rolin e vlonjatëve në grup.

Operacioni i cili mban emrin “Stammer 2 – Melina” ka vendosur gjithashtu nën hetim 46 persona mes të cilëve edhe 7 shqiptar të tjerë. Sipas raportimit të mediave fqinje, shqiptarët që janë nën hetim janë Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga vlora, Adrian Licaj 51 vjeç, Vilson Nelai 32 vjeç, Astrit Paskali 45 vjeç, Alban Sinani 35 vjeç, Gentian Sulejmani 41 vjeç dhe Luan Tahiraj 39 vjeç.

Nga ajo që raportohet në vendin fqinj, vlera e drogës së sekuestruar gjatë këtij hetimi kapte vlerën e 10 milionë eurove. Në operacion kanë marrë pjesë forca të shumta të autoriteteve lokale, njësitë kundër krimit ekonomik, ato kundër krimit të organizuar  si dhe Guarda di Financa. Në një vizitë të zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë, Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho theksoi se për Italinë vijon që të jetë shqetësim trafiku i kanabisit nga Shqipëria, por edhe i kokainës, ndërsa shtoi se grupet kriminale shqiptare dhe italiane kanë krijuar aleancë në Itali.shefik muho

Shefik Muho 


Emrat e shqiptarëve

Indrit Buja, 37 vjeç,
Elvis Hajdini, 25 vjeç,
Shefik Muho, 34 vjeç,
Gentian Sulejmani, 41 vjç, nga Durrësi,
Luan Tahiraj, 39 vjeç, nga Vlora,
Alban Sinani, 35 vjeç,
Vladimir Leskaj, 59 vjeç, nga Vlora,
Vilson Nelaj, 32 vjeç,
Astrit Paskali, 45 vjeç,
Adrian Licaj, 51 vjeç


[gallery]25700[/gallery]

Droga u zbulua mbrëmjen e 27 shkurtit, kur përfaqësues të kompanisë "Arbri-Garden", me pronar Arbër Çekaj i cili është shpallur në kërkim, u paraqitën në port për të tërhequr ngarkesën e cila u lejua qëllimisht nga policia të dorëzohej në kapanonin e kompanisë në Maminas, për të ndërhyrë më pas nga ku u zbulua, në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit, sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar. 
droga ne greqi
Droga e kapur në Greqi

d.c-l.q./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi