MAL I ZI - Mos bashkëpunimi në mes partive shqiptare në Mal të Zi mund të zvogëlojë nga 4 mandate aktuale, në vetëm dy numrin e përfaqësues të shqiptarëve në Parlamentin e shtetit malazez.
Sipas mediave malazeze, shqiptarët do të marrin pjesë në zgjedhje më tre koalicione. Të përditshmet malazeze i kanë kushtuar vëmendje të veçantë aktiviteteve të partive shqiptare në Malin e Zi që në ditën kur ata filluan bisedimet për krijimin e një koalicioni të gjerë shqiptarë.
Forca e Re Demokratike e Nazif Cungut ka hyrë në koalicion me Iniciativën Qytetare të Vasel Sinishtaj edhe pse kjo e fundit tashmë ishte në përfundim të negociatave për koalicion me Alternativën Shqiptare dhe Partinë Demokratike.
Tani këto dy të fundit kanë mbetur vetëm me njëra-tjetrën. Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Mehmet Zenkës beson në fitore dhe mendon të dalë në zgjedhje i vetëm, megjithëse akoma nuk është përjashtuar koalicioni me Partinë e Prosperitetit Demokratik.
E vetme do te jetë edhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi e Mehmet Bardhit. Me ndryshimin e ligjit zgjedhor i cili më nuk numëron zonat e banuara me shqiptarë si zona të veçanta zgjedhore por e sheh Malin e Zi si një zonë të vetme, partitë shqiptare duhet të kalojnë pragun e 0.7% si edhe gjithë të tjerat për të zënë një vend në Kuvend.
Nëse në zgjedhjet e kaluara janë nevojitur rreth 2 685 vota për marrjen e një mandati, tani nevojiten nga 3500-4000. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2009 partitë shqiptare morën 4 mandate në Kuvend, kështu që deri në zgjedhjet e 14 tetorit shqiptarët do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë nga një deputet nga radhët e Forcës, Unionit, Listës Shqiptare dhe Koalicionit Shqiptarë Perspektiva.
(eb/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com