Shqiptarët janë komuniteti më punëtorë në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Itali numri i të punësuarve të huaj të regjistruar për efekt të sigurime shoqërore u rrit gjatë 2017-s shkruan Il Sole 24.
Shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS, megjithëse ato nuk renditet të parët në numër për sa i përket komuniteteve të huaja që jetojnë në Itali. Komuniteti shqiptar në Itali sipas vlerësimit të ISTAT ishte 450 mijë në 2017-n. Më shumë se gjysma e komunitetit shqiptarë në Itali është i regjistruar në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (INPS).
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5c191cf31aef8shifrat.jpg)
Të punësuar të regjistruar në INPS
Komuniteti rumun renditet si komuniteti i parë i të huajve në Itali, me 1.1 milionë, megjithatë nuk është në gjashtë komunitetet me numër më të lartë të punësuarish të regjistruar. Më pas renditen marokenët me 262 mijë të punësuar, kinezët me 209 mijë të punësuar, ukrainasit me 166 mijë të punësuar, filipinët më 117 mijë dhe moldavët me 106 mijë të punësuar të regjistruar.
Në total, në Itali janë rreth 2.2 milionë të regjistruar të hua në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. 1.7 milionë janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ndërsa pjesa tjetër janë pensionistë ose individë që marrin përkrahje sociale.
Pjesa më e madhe e të punësuarve punojnë në sektorin jo-bujqësor, thuajse 1.1 milionë të huaj të regjistruar, 375 mijë punojnë në sektorin e shërbimit familjar dhe 139 mijë punojnë në sektorin bujqësor. Në 10 vitet e fundit numri i të punësuarve të huaj është rritur me 26%, nga 1.3 milionë në 2008 në 1.7 milionë në 2017-n./monitor/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Itali/ Pasioni për lojërat e fatit tradhton shqiptarin anëtar të bandës së ‘skifterëve’! Me precedentë të shumtë penalë, kamerat e sigurisë e zbuluan
16 Shkurt, 21:20
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’
16 Shkurt, 17:35
-
E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë! Babai gënjen para hetuesve: U sulmua nga një qen endacak
16 Shkurt, 16:14
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet
16 Shkurt, 14:05
-
VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)
16 Shkurt, 07:50
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54