Shqiptarët janë më të pasur se vjet, por kanë edhe më shumë borxhe për të paguar.
Kjo nëse përllogarisim shifrat e nxjerra nga CENS-i i 2023-shit, me 420 mijë banorë më pak se në 2011 me Prodhimin Kombëtar të Shqipërisë dhe borxhin publik aktual.
“Aq sa janë rritur të ardhurat po aq janë rritur edhe ato që duhet të paguajnë taksapaguesit në vit, dhe nëse llogarisim edhe kontratat koncesionare, rritet barra”, shprehet eksperti Eduart Gjokutaj.
Deri vitin e kaluar të ardhurat për frymë të shqiptarëve përllogariteshin në afro 800 mijë lekë pasi si referencë ishte marrë një numër më i lartë popullsie, por me pakësimin e banorëve kjo vlerë rritet automatikisht. Nëse e përpjesëtojmë GDP-në e vendit prej 2 trilionë e 434 miliardë lekë me 2.4 milionë banor, rezulton se të ardhurat për frymë përllogariten në 1.1 milionë lekë.
E njëjta gjë ndodh edhe me borxhin, por eksperti Eduart Gjokutaj shpjegon se kostoja e borxhit është më e vështirë për t’u matur për shkak të ekspozimit ndaj kursit të këmbimit dhe të interesave që janë rritur në vitet e fundit.
“Kostoja e borxhit që rritet çdo vit, pasi edhe pse në dukje kemi një borxh më të ulët, po paguhet më shumë për shkak se është ekspozuar ndaj rritjes së interesave. Shqipëria nuk e ka të gjithë borxhin në monedhën vendase duke e ekspozuar karshi interesave në vend ndërkombëtare ku e ka marrë, sepse është bërë më i shtrenjtë”, thotë eksperti.
Nëse deri në vitin 2023 borxhi për frymë përllogaritej në 491 mijë lekë, sot me një borxh prej 1 trilionë e 356 miliardë lekë, rezulton që çdo qytetarë pavarësisht moshës e gjinisë ka 615 mijë lekë mbi supe.
Të ardhurat për frymë
GDP 2,434,311 mln lekë
Numri i Popullsisë 2,204,113 banorë
GDP/BANOR 1,104,440 lekë
Borxhi për frymë
Borxhi Publik 1,356,489 mln lekë
Numri i Popullsisë 2,204,113 banorë
Borxhi/Banor 615,435 lekë
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plani ambicioz i investimeve për vitin 2024 nuk u realizua me 170 mln €! Eksperti: Shpenzimet keqplanifikohen, projektet infrastrukturore zvarriten
2 Mars, 10:00
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt, 15:42
-
Raporti i FMN-së për ekonominë e Shqipërisë, eksperti Gjokutaj: Plakja e popullsisë, sfidë afatgjatë! Po humbasim agro-kulturën
28 Janar, 12:22
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Buxheti 2025, ekspertët: Shumë para në sasi, por pak cilësi, nuk ka politika të reja! Gjokutaj: Fokusi duhej te arsimi
2 Dhjetor 2024, 17:10
-
Studio Live/ Pensionet Shqipëri-Itali, Ekspertët: Politika italiane është ndërgjegjësuar për kontributin e shqiptarëve! Trajtim i barabartë
4 Tetor 2024, 20:26
-
Skema e re e pensioneve/ Çoçoli: Rritja kryesore do jetë për pensionet në fshat! Gjokutaj: Do preken dhe kategori si minatorët dhe metalurgët
13 Shtator 2024, 19:49
-
'Burg kush fsheh pagat reale!' Inteligjenca Artificiale do zbulojë abuzimet! Nëndeklarimi rrezikon ekonominë e pensionet
11 Shtator 2024, 16:07
-
Shqipëria fitoi nga turizmi 394 mln € më shumë se vjet, por u vizitua nga të huajt “koprracë”
10 Shtator 2024, 16:05
-
Censi/ 667 mijë shqiptarë mbi 60 vjeç, kërcënohet skema e pensioneve! Eksperti: Jo vetëm plakja por dhe nëndeklarimi i pagave! Duhet ndërhyrje
2 Korrik 2024, 15:38
-
“Gjysma në dorë e tjetra në bankë!” Shteti ia kalon privatit, punonjësit ‘viktima’ të nëndeklarimit
13 Qershor 2024, 15:27
-
Taksimi i profesionistëve të lirë/ Muço në '5 Pyetjet': Qeveria i merr 2600 euro secilit! Gjokutaj: I gjeti të papërgatitur
6 Maj 2024, 22:48
Ai hengri 3 pula une 1 mesatarja 2 pula per njeri.. Ke me shume se gjysmen qe nuk e arrijne 800 mij lekshin.. Dhe shumicen e ke me 1 kredi, se ka dhe me dy! Nga e gjetet pasurine m vlla.. Sikur jetojne ne univers paralel, meren me statistika jo me fakte..
PërgjigjuNe fakt atje jane 1.7 mil banore pra del diku 1300$ apo 16,000$ vit
PërgjigjuAh jo. Ke bërë invers një shifër e për pasojë edhe rezultati i pjestimit për gdp për frymë është gabim. Cens nxori 2.402.113 dhe jo 2.204.113 banorë. Sdq mua më pëlqejnë shumë artikujt e kësaj zonjës.
Përgjigju