Një festë shqiptarësh në Italinë fqinje, ndërsa nuk munguan emocionet. Një takim që zgjati rreth 3 orë me muzikë dhe fjalime. Flamujt kuqezi mbushën sallën në pallatin e sportit të mbushur me mijëra, ndërsa mijëra të tjerë ishin jashtë.
Ishte paralajmëruar si një tjetër valle kuqezi në Evropë dhe i plotësoi të gjitha pritshmëritë. Mijëra shqiptarë cilët prej vitesh jetojnë e punojnë në Itali, u mblodhën në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos, në takimin e dytë të Kryeministrit Rama në turin e diasporës.
Një sallë veshur kuq e zi, me motive dhe muzikë shqiptare dhe me përfaqësinë nga të gjitha brezat, nga ato që preken tokën italianë në vitin 90 për t’i shpëtuar komunizmit të brezi i ri i lindur dhe rritur në shtetin fqinj.
Në sallë më shumë se 5000 të pranishëm, ndërsa mijëra të tjerë ishin jashtë pallatit të sportit, që për këtë takim dukej shumë i vogël. Organizatorët kanë hapur dyert e pallatit të sportit, dhe qindra shqiptarë panë fjalimin e Ramës nëpër ekrane.
I gjithë ky rrugëtim historik, u transmetua përmes një dokumentari, dhe pamjet nga eksodi i viteve ’90 të shndërrimi i Shqipërisë në destinacioin turistik të italianë 34 vite pas, emocionoi jo pak.
Mirënjohja për derën e hapur në momente të vështira, u tregua jo vetëm duke kënduar himnin Italian, por edhe duke valvitur njësoj si flamurin shqiptar edhe atë Italisë fqinje, që sot është shtëpia e tyre prej vitesh.
Shembujt e suksesit dhe integrimit të shqiptarëve në shoqërinë italiane ishin përballë tyre.
Italia ishte destinacioni i dytë pas Athinës, për të vijuar në Londër në datë 2 qershor dhe 16 qershor në Duseldorf të Gjermanisë.
Lajmi kryesor:
Turi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut! I fton të kthehen: Fati europian s'ka shans të ndryshojë
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
‘Shqipëria si Somalia’, Rama-komentuesit: Pritëm 12 mln turistë, mos shih me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës! Lider rajonal për prokurimet publike
5 Shkurt, 10:12
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!
4 Shkurt, 17:12
-
Milano/ ‘Më bezdisën kur po pija cigare!’ Ndoqi me thikë dhe kërcënoi fëmijët në park, arrestohet 39-vjeçari shqiptar
4 Shkurt, 17:10
-
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
4 Shkurt, 12:44
-
"Po ti gjysmën e qeverisë e ke në burg" - Rama i përgjigjet komentuesit: Me çfarë metri e mat? Unë kam pasur 60 ministra (VIDEO)
4 Shkurt, 11:23
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini
3 Shkurt, 21:41
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07