Futbollistët e kombëtares që luajtën në Kupat e Europës kanë treguar një formë të shkëlqyer, duke sinjalizuar se janë gati për ndeshjet që kuqezinjtë kanë në fund të marsit.
Në Europa League mbrojtësi Berat Gjimshiti ka qenë titullar në fitoren 3-2 të Atalanta-s kundër Bayern Leverkusen. 29-vjeçari gjatë gjithë lojës iu desh të markonte një lojtar tepër të shpejtë si Diaby, ndërsa në minutën e 67 u zëvendësua duke i lënë vendin shokut të skuadrës Palomino. Ndoshta mundësia për të bërë më mirë ishte e mundur, por Gjimshiti vazhdon të jetë garanci për Gasperinin.
Titullar, edhe pse në një kompeticion tjetër si Conferencë League, është kthyer edhe Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi që aktivizohet me Romën. Për më tepër 22-vjeçari është dalluar në fitoren 0-1 që verdhekuqtë morën kundër Vittese-s në Holandë. Sipas ‘tuttomercatoëeb’ Kumbulla është vlerësuar me notën 6.5 dhe thuhet që nuk i la asnjë hapësirë kundërshtarëve.
Ndërkohë poshtë pritshmërive ka rezultuar vetëm Armando Broja, i cili me Southampton nuk arriti të linte gjurmë në javën e 28 të Premier League. Skuadra e 20-vjeçarit u mposht 1-2 nga Neëcastle, ndërsa vetë sulmuesi u zëvendësua në minutën e 73, duke dalë nga fusha i dëmtuar.
Më bahet qefi që lojtarët tanë lozin mirë në Europë, më vjen inat që Kumbulla nuk erdhi te Lazio , Lotito asht legen.
Përgjigju