Shqiptarët presin 2012-n
policia në gadishmëri

Shqiptarët presin 2012-n<br />policia në gadishmëri
TIRANE- Të mbledhur bashkë, mes familjarësh dhe miqsh, të ulur në tavolina të rrumbullakëta, dhe të mbushura plot, siç është bërë traditë, shqiptarët do të presin sot në mbrëmje ndërrimin e viteve. Kur akrepat të shënojnë 00:00 shqiptarët do të trokasin gotat për më shumë mbarësi familjes por dhe vendit të tyre, në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

FESTIMET NE DISA QYTETE
Në Tiranë qytetarët do ta presin Vitin e Ri në tryezat e shtëpive të tyre ose në lokale apo restorante ku kanë prenotuar, ndërsa bashkia nuk ka planifikuar për ndonjë koncert festiv në shesh në momentet e ndërrimit të viteve. Ndryshe nga vitet e tjera, kur cdo vit organizohej një koncert festiv në shesh. Ndërrimi i viteve do të pritet me fishekzjarre, që tashmë janë bërë traditë për tu hedhur nga cdo familje, pavarësisht rrezikut që mund të kenë. Në Durrës Viti i Ri do të pritet me sirenat e anijeve dhe trageteve që ndodhen në portin detar.
Në Shkodër mbrëmë u dha koncerti tradicional i fundvitit "Ndërmendje". Në skenën e teatrit "Migjeni" u ngjitën artistët më të mirë shkodranë dhe të ftuar nga kryeqyteti.Bashkia e Shkodrës tashmë e ka kthyer në traditë këtë koncert përmbyllës të vitit. Nën interpretimin e Orkestrës Frymore, asaj Simfonike dhe Kuintetit të Harqeve, të dirigjuar nga maestro Kujtim Alia, në skenë janë ngjitur këngëtarët Klodiana Brahimi, Luis Ejlli, Mimoza Rakaj, Blerta Sina, Ingrid Havalja, etj, të cilët morën duatrokitje të shumta nga publiku.

VAZHDON FLUKSI NE KAKAVIJE, KAPSHTICE
Pikat kufitare vazhdojnë të presin një fluks të madh shqiptarësh që preferojnë të vijnë në Shqipëri për të festuar, ndërsa vihet re dhe një shtim të numrit të shqiptarëve që po largohen drejt Greqisë. Mbi 12 mijë emigrantë me rreth 3500 automjete kanë hyrë brenda 24 orësh në dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Marrja e masave nga policia kufitare shqiptare ka bërë që të mos ketë radhë në pritje për të kaluar në tokën shqiptare.

Në Kapshticë kanë hyrë 6000 emigrantë me 2000 mjete, ndërsa kanë dalë 4400 persona me 1200 mjete. Në Kakavijë kanë hyrë rreth 5600 emigrantë me 1458 mjete ndërsa kanë kaluar në tokën greke rreth 3360 shqiptarë me 642 automjete. Pala shqiptare po punon ne 6 sportele në hyrje dhe 4 sportele në dalje, ndërsa pala greke me 2 sportele.

PERGATITJET E FUNDIT
Rrugët e kryeqytetit por dhe të gjithë qyteteve të tjera do të jenë plot me qytetarë të cilët bëjnë blerjet e fundit për tavolinën e mbrëmjes, apo dhuratat. Po kështu dhe trafiku i makinave, sidomos në kryeqytet deri në orët e pasdites, do të jetë i mbingarkuar. Ato që do të mbyllin ditën e punës më vonë sot janë tregtarët, parukeritë. Për tregtarët dhe butiqet, dita e sotme do të jetë një ditë fatlume, për të shitur mallrat e tyre, pasi nesër tezgat e tregut dhe të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura për festë. Edhe Parukeritë do të punojnë deri në orët e vona, për tju shërbyer zonjave të cilat në mbrëmjem e fundvitit duan të ndihen sa më të bukura.
Ndërsa lokalet, restorantet diskotekat dhe pub-et do të ofrojnë argëtim dhe atmosferë festive, me muzikë deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.

POLICIA SHTON MASAT, SPITALET 24 ORE SHERBIME
Festa e fundvitit rrit gadishmërinë e uniformave blu, për të ruajtur rendin dhe sigurinë, në rrugë dhe ambiente publike, në mbarë vendin, si dhe për krijimin e kushteve për zhvillimin normal të aktiviteteve festive.Do të ketë një shtim të forcave të policisë në të gjithë pikat kufitare në mënyrë evitimin e krijimit të radhëve të mëdha, po ashtu shtim të shërbimeve policore edhe në rrugët kryesore në mynyrë që të respektohen rregullat e qarkullimit dhe të evitohen aksidentet.
Do të përforcohen shërbimet policore për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme shtetërore, si dhe kontrollin me patrullime të objekteve publike e private.
Ndërsa në qendrat spitalore do të kenë shërbim mjekësor 24 orë. Policia kujton numrin 129 për cdo qytetarë që mund të kërkojë ndihmën e policisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron