Këngëtari i njohur Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tiranë për koncertin që do të mbajë në datë 24 maj në Pallatin e Kongreseve. Por në javën e fundit në Shqipëri ka një debat të fortë për këngëtarin grek.

Shumë këngëtarë shqiptarë kanë bërë thirrje që koncerti i tij të bojkotohet, pasi sipas tyre ka deklaruar se shqiptarët janë racë inferiore.

Por, Notis Sfakianakis e mohon që të ketë thënë një gjë të tillë duke akuzuar mediat se kanë manipuluar fjalët e tij, ndërsa shton se këtu jemi në Iliri dhe kjo sipas tij i thotë të gjitha.

Ai fton publikun që të jetë i pranishëm në koncert në datë 24 me një mesazh në gjuhën shqipe. "Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve".  Top Channel