Shqiptarët rrahin për vdekje 20-
vjeçarin italian, vdes pas 36 orëve

Shqiptarët rrahin për vdekje 20-<br />vjeçarin italian, vdes pas 36 orëve
Një 20 vjeçar italian i quajtur Emanuele Morganti ka humbur jetën pasi është rrahur brutalisht nga një grup shqiptarësh.
 
Morganti ishte në një bar me të dashurën e tij, ku pas një debati me një shqiptar është konfliktuar me të, në ndihmë të së cilit erdhën dhe një grup tjetër të rinjsh shqiptarë.

Sherri ka ndodhur para tre ditësh, ku 20- vjeçari është goditur me shkelma, grushte e shufra dhe tuba hekuri, duke i shkaktuar thyerje në pjesën e kokës dhe qafës, ç’ka ka sjellë hemoragji cerebrale duke humbur kështu dhe jetën pas 36 orësh në agoni.
 
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes shprehet se kanë mbetur të habitur nga skena e rrahjes në barin “Piazza Regina Margherita”.
 
Tensioni në qytetin italian është i madh, ndërsa në rrjetet sociale ka indinjatën të thellë për autorët e sulmit barbar. Ndërkohë janë shoqëruar në polici 9 të dyshuar. 

emanuele morgati
(Viktima Emanuele Morganti)


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë