Shqiptarët shpëtojnë nga burgu
mjekun nazist të "Agimit të Artë"
Një mjek nga Selaniku, anëtar i "Agimit të Artë" i cili u gjet me fotografinë e Hitlerit në shtëpi dhe që u akuzua se kishte diskriminuar emigrantët e huaj, mes tyre shumë shqiptarë, u la i lirë, vetëm pasi bashkëkombësit tanë dëshmuan pro tij në gjyq.
GREQI- Një mjek nga Selaniku, anëtar i "Agimit të Artë", i cili u gjet me fotografinë e Hitlerit në shtëpi dhe që u akuzua se kishte diskriminuar emigrantët e huaj, mes tyre shumë shqiptarë, u la i lirë, vetëm pasi bashkëkombësit tanë dëshmuan pro tij në gjyq.
Prokuroria kishte kërkuar 16 muaj burgim me kusht për tre vjet dhe një gjobë prej 2 500 euro. Mjeku, neurolog, 57-vjeçar u arrestua në New Mihaniona, për shkak se ai kishte postuar në derën e klinikës, një frazë në gjermanisht, ku shaheshin çifutët.
Mjeku, i cili dyshohet se është anëtar i "Agimit të Artë" u akuzua për diskriminim racor dhe për posedim të paligjshëm të armëve, si dhe substancave të varësisë, pra tableta farmaceutike, të cilave u mungonte receta e nevojshme.
Mjeku, i cili u arrestua më 1 mars 2014, mohoi të gjitha akuzat dhe deklaroi se nuk i kishte shkruar ai fjalët në portën e klinikës, por njerëz të panjohur pa dijeninë e tij.
Por zv-kryetari i bashkisë së Selanikut, Xhon Thermaikoy i tha gjykatës se mjeku kishte lejuar postimin. Më pas mjeku argumentoi si anëtar i këshillit bashkiak se e vendosi mbishkrimin për të protestuar ndaj faktit që izraelitët kishin hedhur granatë në Rripin e Gazës, ku lanë viktimë një fëmijë.
Në hetimin e mëvonshëm, në shtëpinë e mjekut, në prani të një oficeri gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar doreza metalike, dy prej të cilave mbajnë simbole naziste, 12 thika, dy copa dru për mprehje të thikave dhe 64 tableta farmaceutike, të cilat nuk kishin recetën e nevojshme.
(Foto/Materialet që iu sekuestruan mjekut grek)Siç shihet edhe në foto janë gjetur dhe sekuestruar, një flamur me simbolet naziste, dy veshje me simbole naziste, një revistë me materiale në lidhje me Agimin e Artë dhe Adolf Hitlerit, si dhe dy fotografi të Hitlerit. Siç shkruajnë mediet greke, me dhjetëra dëshmitarë nga Shqipëria ishin edhe “shpëtimtarët” e mjekut nga Selaniku. Ata u rrëfyen togave të zeza se mjeku i kishte kuruar dhe nuk kishte bërë dallime racore ndaj tyre. Por emigrantë të tjerë të huaj, kryesisht ata me ngjyrë, sipas të njëjtave burime, kanë dëshmuar të kundërtën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën
24 Nëntor, 13:32
-
Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve
24 Nëntor, 13:29
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor, 13:16
-
Me flamujt kuq e zi në duar, shqiptarët presin Ramën në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 13:13
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël
24 Nëntor, 12:44
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit
24 Nëntor, 12:22
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)
24 Nëntor, 11:43
-
Ulja e temperaturave, uji i ngrirë krijon kristale akulli në Dibër! Ngrica edhe në segmentin e Rrugës së Arbrit (VIDEO)
24 Nëntor, 11:37