Shqiptarët të pakënaqur me
qeverinë, më shumë me opozitën

Shqiptarët të pakënaqur me<br />qeverinë, më shumë me opozitën
59% e shqiptarëve janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3% të pakënaqur me opozitën. Ky është rezultati i një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan që tregon se shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë te drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe opozitës të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vetëm 25.4 % të pjesëmarrësve në sondazh shprehen të kënaqur me punën akutale të qeverisë dhe 13.8 % me atë të opozitës, ndërkohë që pjesa tjetër e të intervistuarve japin një përgjigje asnjanëse.

sondazhi

Sondazhi është ndërmarrë si pjesë e studimit Analiza e Angazhimit Politik, i cili është një studim bazë që realizohet për herë të parë në Shqipëri, i modeluar nga seritë e raporteve të Analizës Politike të Shoqërisë Hansard në Britaninë e Madhe.

Përveç pakënaqësisë së shprehur për punën aktuale të qeverisë dhe opozitës, sondazhi tregon gjithashtu që 57.5 % e të anketuarve janë të pakënaqur me punën aktuale të kuvendit.

Shumica e pjesëmarrësve raportojnë se nuk janë anëtarë të ndonjë partie politike (75.4%) dhe 2 nga 3 pjesëmarrësit raportojnë se nuk janë mbështetës të asnjë partie politike.

Megjithëse nuk janë të anëtarësuar në parti politike shumica e shqiptarëve besojnë akoma te institucioni i zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën që u administrua pyetësori, 1 nga 2 pjesëmarrësit raporton se do të votonte ndërsa vetëm 22.6% ka deklaruar se nuk do të votonin.

Edhe pse nuk janë të kënaqur më punën aktuale të parlamentit shumica e pjesëmarrësve mendojnë se parlamenti shqiptar është thelbësor për demokracinë tonë (53.2%).
Ndërsa në lidhje me përbërjen e parlamentit shqiptar: thuajse 2 nga 3 pjesëmarrësit mendojnë se parlamenti nuk përbehet nga përfaqësues të respektuar të shoqërisë që punojnë në mënyrë etike (65.4%) ose që ka një përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve të shoqërisë (thuajse 60%). Gjysma e pjesëmarrësve  në sondazh (53%) gjithashtu shprehet se parlamenti shqiptar nuk është transparent në mënyrën si funksionon./Reporter.al

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar