Rritet numri i azilkërkuesve shqiptarë drejt vendeve të zonës “Shengen”. Sipas raportit më të ri të FRONTEX, Shqipëria ka lënë pas edhe Serbinë, e cila deri më tani kryesonte Ballkanin për nga numri i lartë i Azilkërkuesve. Raporti i referohet muajit shkurt, kohë kur më shumë se 1 mijë shqiptarë u regjistruan gjatë muajit shkurt në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg, Suedi dhe Zvicër, duke kërkuar azil politik.
 
Ky raport, thekson se është rritur numri i shqiptarëve azilkërkues edhe në Britaninë e madhe, ndërsa vërehet një tendencë kalimi të paligjshëm të kufirit drejt Hungarisë. Raporti i 39-të i FRONTEX vë në dukje se drejt Britanisë ka pasur 140 kërkesa për azil politik, duke e çuar në total shifrën 1175 kërkesa vetëm gjatë muajit Shkurt.
 
Në këtë mënyrë, Shqiptarët ia kalojnë edhe serbëve për nga kërkesa e shumta, të cilat janë rreth 100 më shumë.
 
Sipas statistikave të publikuara në këtë raport, në dy muajt e parë të vitit vlerësohet gati dyfishim I kërkesave për azil në vendet e zonës “Shengen”.
Në total, ka pasur rreth 3 100 kërkesa nga 5 vendet e Ballkanit përfituese të regjimit pa viza.
 
Por, ndërsa vëren një ulje për aplikimet nga serbët, boshnjakët e maqedonasit, FRONTEX vëzhgon pothuajse dyfishim të kërkesave të shqiptarëve gjatë shkurtit krahasuar me janarin.
 
Ndërkohë, shtetet anëtare rritën kthimet drejt vendeve të origjinës me 61%. Në shkurt, 5 vendet më të prekura të “Shengen” riatdhesuan 1 248 persona në Ballkan.
raporti i frontex
raporti i frontex
raporti i frontex
(Foto/Raporti i FRONTEX për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit)