Shqiptari 'çmend' policinë italiane, niset me not nga Franca pas dëbimit

Shqiptari 'çmend' policinë italiane, niset me not nga Franca pas dëbimit

Një i ri shqiptar ka habitur policinë italiane për shkak të veprimit që vetëm pak kohë pasi ishte dëbuar nga Italia për në Francë.

Autoritete italiane pasi kishin konstatuar se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Itali nga Franca, e kanë dëbuar atë duke e çuar në Francë.

Por sapo ai është lënë i lirë në kufirin italiano-francez në Ventimiglia ai është 'arratisur' dhe është futur në detë. Por më e çuditshmja është se ai nisi të notonte drejt Italisë.

Por tentativa e tij shkoi dëm pasi ai u lodh dhe u arrestua nga karabinierët në plazhin e 'vezëve' në Balzi Rossi.

Më pas i riu  u dëbua për herë të dytë pranë pikës së kalimit të “Ponte San Ludovico”, këtë herë me sukses.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 05/06/2019 01:25

    Ska pas pse mu lodh me not se Franc-Itali ska kufi mund te kalonte me ca te donte.

    Përgjigju
  • Moni: 04/06/2019 18:43

    Lere se na habitet, po shkulin leshte karabinieret a thua fluturoi me pras per tu rikthyer ne Itali. Po kufiri nje vije eshte, mund te qendrosh dhe me nje kembe ne Itali dhe nje kembe ne France, apo te sillesh rrotull vetes dhe te thuash shkela kufirin 60 here brenda nje minute. Ata e leshuan ne France ai zbriti ne det, beri 50 metra not dhe u kthye.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)