Shqiptari falsifikon vizën
për tu kuruar në Itali

Shqiptari falsifikon vizën<br />për tu kuruar në Itali
Shqiptari 24 vjecar hyri në itali nga Greqia në vitin 2009, duke përdorur një vizë Schengen falso. Ai u denoncua nga policia, por tani avokati i tij, Mario Leone, do përdorë nevojën për ndihëm si mbrojtje ndaj akuzës. I riu, me një sëmundje të rëndë të veshkave dhe të mëlcisë, arriti të kalonte në Itali për tu kuruar, duke qenë se në Shqipëri nuk mund të merrte kura për një sëmundje të tillë.

Sot, para gjykatësit Ottavio Colamartino, hapet procesi dhe avokati Leone ka thënë se do përdorë nenin 554 të kodit penal si mbrojtje. Duke u nisur nga deklarata e mjekëve në spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë, që pranojnë se nuk ishin në gjendje ta kuronin; dhe duke shtuar më pas se i riu ka nevojë ti nënshtrohet dializës për jetë dhe ka nevojë edhe për një transplantim mëlcie.

Kësaj i shtohet edhe leja e qëndrimit e lëshuar nga Imperia, për motive sanitare. I riu, me origjinë nga Durrësi, tha se vendosi një vizë false pasaportës së tij origjinale për të vetmin motiv, kurimin.

“kjo ishte e vetmja mënyrë për ti shpëtuar jetën,” shton avokati i tij. “Përfitoj nga rasti të falenderoj autoritetet sanitare lokale që bërën të mundur shpëtimin e një jete, duke i dhënë terapinë e duhur”.

I riu vazhdon të kurohet dhe duhet të trajtohet në spital 2 herë në javë, me seanca që zgjasin 4 orë.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)