Shqiptari futet me dhunë në shtëpinë
e ish të dashurës, ajo e kyç brenda
 

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me akuzën e përndjekjes së të dashurës. Shqiptari me inicialet R.S., me banim në Savona, nuk e kishte pranuar faktin që e dashura e kishte lënë një javë më parë. Pasi i ka telefonuar disa herë dhe i ka dërguar mesazhe me shpresën se mund ta bënte të ndërronte mendje, ai e ka dhunuar dhe kërcënuar. 26-vjeçari është ngjitur nëpërmjet tubit të shkarkimit të ujit të çatisë dhe ka arritur në katin e katërt, ku banonte vajza. Pasi ka thyer dritaren, është futur në kuzhinën e shtëpisë. Vajza ka dalë nga shtëpia dhe e ka mbyllur brenda ish-të dashurin, për ta denoncuar më pas. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0