Një shqiptar nga Kosova ka qetur portofolin me 2000 dollarë brenda që i përkiste aktores së njohur të Hollywood, Meryl Streep. Lajmi është publikuar nga gazetari i CNN, Bill Weir, i cili ka postuar në Twitter këtë ngjarje të veçantë.
Shqiptar nga Kosova, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka parë kartën e identitetit ka vendosur t'ia kthejë portofolin aktores amerikane.
“Një djalë i mirë nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë gjeti një portofol në rrugë me 2000 dollarë brenda. Ai kontrolloi letërnjoftimin, ishte Meryl Streep”, ka shkruar gazetari.

“Babai im gjithmonë më thotë se nëse diçka nuk është e jotja, nuk është e jotja”, i tha i riu nga Kosova
Megjithëse iu ofrua shpërblimi për veprimin e tij, ai refuzoi derisa Streep këmbënguli ta pranonte.
“Ai refuzoi shpërblimin, ndërsa Meryl këmbënguli. Njerëz të mirë”, ka shkruar gazetari.
I.K/Shqiptarja.comKomente

