Shqiptari habit britanikët, kthen vilën me 5 dhoma në laborator kanabisi

Shqiptari habit britanikët, kthen vilën me 5 dhoma në laborator kanabisi

Foto ilustruese

ANGLI - Oficerët e një patrulle policie, që ndaluan në një banesë në Kenton të Britanisë, shtangën kur gjetën një fabrikë të sofistikuar kanabisi që shtrihej në plot 5 dhoma të mëdha. Ata kuptuan shumë shpejt se kishte diçka që nuk shkonte në adresën që ndodhej në rrugën Charlton dhe zbuluan 400 bimë kanabisi gati për t’u korrur, të cilat ishin mbjellë në dhoma me ndriçim të avancuar dhe sistem ajrimi.

Policia arrestoi një 27-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është pjesë e një bande të organizuar kriminale. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, vjedhje energjie dhe hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe. Një zëdhënës i policisë Metropolitane tha se oficerët e policisë e kishin zbuluar banesën teksa ndodheshin në zonë për një tjetër incident, që nuk kishte lidhje me këtë.

Por një moment që shkuan aty, ata vunë re shumë shpejt se diçka nuk shkonte, ndaj vendosën që të bënin kontroll”. Sipas zyrtarit të policisë, bimët e gjetura do t’u kishte sjellë fitime marramendëse bandës kriminale. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ndodhet i ndaluar në policinë e Londrës, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet./javanews.al/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen