TIRANË - Një shqiptar i dënuar për vrasje, që u arrestua ndërsa punonte në një dyqan ushqimi të shpejtë në Skoci, ka humbur një betejë të gjatë ligjore për të shmangur ekstradimin në vendin e tij. Sipas BBC, Fatjon Kapri, 34 vjeç, u arratis pasi u dënua në mungesë me 22 vite burg për vrasjen e shqiptarit Ylli Pepa në Londër në vitin 2001.
Ai ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, derisa u pikas në Gllasgou në vitin 2010. Ai jetonte me identitet fals si maqedonas. Kapri nisi një betejë kundër ekstradimit në Shqipëri, pasi autoritetet shqiptare kërkuan rikthimin e tij.
Avokatët e tij argumentuan se korrupsioni ishte një problem i vazhdueshëm në sistemin ligjor në Shqipëri. Sipas tyre, Kapri rrezikonte të mos kishte një gjyq të ndershëm. Por gjyqtarët në Edinburg e rrëzuan këtë argumentim, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në Shqipëri. Këtu ai do përballet me një rigjykim.
Përpara se të jepej vendimi pati një seancë në lidhje me sistemin ligjor në Shqipëri. Një gjyqtar, Lord Carloëay tha: “Gjykata nuk ka prova që një gjyq për një vrasje të zakonshme, ose që një krim i zakonshëm, të ndikohet nga korrupsioni në gjyqësor”.
“Nëse korrupsioni ekziston në një masë të konsiderueshme në sistemin e drejtësisë penale, ai ka lidhje me ndjekjen penale të figurave me ndikim politik, kriminelëve të organizuar dhe miqve dhe familjeve respektive”.
Carloëay tha se gjyqi do të ndiqet me kujdes nga inspektorati i drejtësisë dhe media. Nuk ka mundësi që gjyqi të komprometohet nëse është në vëmendjen e
inspektoratit dhe medias”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com