Shqiptari hyn nga dritarja, ish-
e dashura mbyll në shtëpi, kapet

Shqiptari hyn nga dritarja, ish-<br />e dashura mbyll në shtëpi, kapet
Një histori disi e çuditshme dhe një "skenar filmi" me protagonist një shqiptar është rregjistruar në Itali. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit shqiptar i cili kërcënonte vazhdimisht të dashurën e tij italiane pas ndarjes.

Shqiptarin e kishte lënë e dashura por mesa duket ai nuk e kishte pranuar këtë fakt duke e kërcënuar vazhdimisht dhe dhunuar atë. Ngjarja ka ndodhur në Savona të Italisë dhe ajo çka vlen të theksohet është mënyra e arrestimit të tij.

Shqiptari i kishte shkuar në shtëpi vajzës por ajo nuk e kishte pranuar, ai kishte këmbëngulur duke u ngjitur në katin e 4-tërt të shtëpisë së saj nga dritarja përmes tubit të jashtëm. Vajza e kishte parë më parë që po ngjitej dhe kishte dalë nga dera duke kyçur derën dhe duke njoftuar policinë. I riu u përpoq sërish të shpëtonte për pak minuta duke u zvarritur sërisht nga e njëjta rrugë por pa rezultat kësaj here pasi ishte i rrethuar

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0