Shqiptari i burgosur padrejtësisht
kërkon para nga shteti italian
Çfarë ndodh nëse dikush akuzohet gabimisht për një krim serioz në një vend të huaj dhe mbahet në burg në Britani ndërkohë që zhvillohen procedurat e ekstradimit. A marrin ata kompensimin në të njëjtën mënyrë si një person i dënuar? Një çështje gjyqësore e cila u hap në Itali këtë muaj, ndoshta do të japë përgjigjet.
TIRANE- Çfarë ndodh nëse dikush akuzohet gabimisht për një krim serioz në një vend të huaj dhe mbahet në burg në Britani ndërkohë që zhvillohen procedurat e ekstradimit. A marrin ata kompensimin në të njëjtën mënyrë si një person i dënuar? Një çështje gjyqësore e cila u hap në Itali këtë muaj, ndoshta do të japë përgjigjet.
Ka filluar çështja për Edmond Arapin, një shqiptar që jeton tani në Staffordshire, dhe që kërkon kompensimin nga autoritetet italiane për arrestin e gabuar dhe burgimin e padrejtë. Në 2006, pa dijeninë e tij, dhe në mungesë të tij, Arapi është dënuar për vrasje nga një gjykatë italiane dhe iu dha në mungesë dënimi prej 16 vitesh. Në fakt, Arapi, që është 31 vjeç, nuk e ka vizituar ansjëherë Genoa, ku ka ndodhur edhe vrasja dhe ka një alibi se ka qenë në një kafe në Staffordshire kur ka ndodhur vrasja.
Arapi është rritur në Fier në Shqipëri dhe ka ardhur në mënyrë legale në Britani në 2000 ku ai ka takuar gruan e tij Georgiana një vit më vonë. Ata kanë tani tre fëmijë të vegjël dhe ai punon si shef guzhine. Ai ka qenë dy herë jashtë Britanisë 10 vitet e fundit: njëherë shumë shkurt në Shqipëri në 2006 për tu martuar me Georgianën dhe në një rast të dytë për katër javë pushime po në Shqipëri në 2009.
Ai ishte vetëm kur u arrestua në Aeroportin Gatëick në 2009 kur kthehej nga pushimet në Shqipëri dhe u akuzua për një vrasje. Konfuzioni u krijua sepse personi që kërkohej për vrasje ka të njëjtin emër me të dhe vjen nga i njëjti vend, Shqipëria. Megjithatë, ndërsa bëheshin procedurat e ekstradimit, Arapi u mbajt për shumë javë në burg në Angli, duke stresuar më shumë familjen e tij të re dhe gruan shtatzënë. Duke pasur një fushatë nga Gjyqe të Ndershme Ndërkombëtarare, autoritetet italiane pranuan se kishte pasur gabim dhe ndërprenë procedurën e ekstradimit.
Nuk është e qartë nëse autoritetet italiane do të pranojnë procedurën e kompensimit për atë që ndodhi dhe që mund të jetë një precedent për rritjen e numrit të çështjeve për ekstradimin e njerëzve që më vonë rezultojnë se nuk i kanë kryer krimet për të cilat akuzohen. “Edmond Arapi s’bëri asgjë të keqe por u dënua për vrasje, kaloi javë në burg dhe jetoi me kërcënimin e ekstradimit për më shumë se një vit” thotë Jago Russell, shefi ekzekutiv i FTI. “Tani është koha që autoritetet italiane të njohin vuajtjet që i krijuan Edmondit dhe familjes së tij dhe për BE që të përmirësojë sistemin e saj të ekstradimit për tu mbrojtur nga ekstradime të tilla të gabuara”.
The Guardian
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3078
Lajme të tjera
-
Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet
21 Mars, 22:50
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52