Një shqiptar, me të shkuar kriminale ka përfituar mbrojtje, në Britaninë e Madhe, pasi ka kërkuar azil politik, me pretendimin se i rrezikohej jeta.
Gjykatësi i çështjes kërkoi nga media britanike The Sun që të mos identifikonte shqiptarin, që cilësohet si ‘gangster’ dhe fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasje.
Ai kishte mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone, pasi kishte kryer dënim për vrasje dhe vepra shumë të rënda në Shqipëri.
Po sipas mediave britanike, një gjykatës vendosi se identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë "për hir të sigurisë së tij", pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga mafiozët rivalë.
Deputeti konservator David Morris tha: ‘Është një vendim që tregon përbuzje për qytetarët britanikë’.
‘Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli karriere që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?’- shtoi me tej ai.
Deputeti tjetër i konservatorëve, Philip Davies tha: "Publikimi i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik."
Gjykatësi Nicholas Aldridge, 51 vjeç, vendosi që asgjë nuk duhet të publikohet që mund të identifikojë "drejtpërdrejt ose tërthorazi" shqiptarin, duke përfshirë listën e tij të krimeve.
Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: ‘Është një shembull tjetër tronditës se pse ne duhet të ndalojmë emigrantët që vijnë me gomone.’
The Sun ka nisur një apel kundër vendimit të anonimitetit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8033
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani
24 Nëntor, 07:41
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne, kush do ta trashëgojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij?
22 Nëntor, 14:49
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49