Shqiptari kapet me 11 kg kokainë në makinë, punonte për organizatat kriminale në Itali! Nëse do hidhej në treg fitimi shkonte 1 milion euro (VIDEO)

Napoli- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në makinë iu gjet rreth 11 kilogramë kokainë, të destinuar për tregun ilegal të qytetit dhe krahinës së Napolit.

Shqiptari u arrestua në autostradën Santa Maria Capua Vetere, shkruan media italiane Ansa.it

Nëse lënda narkotike, do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.

Kokaina ishte ndarë në pako dhe ishte fshehur në  pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit.

Policia bëri gjithashtu kontroll në shtëpinë e 52- vjeçarit ku u sekuestruan 60 mijë euro, një makinetë për numërimin e parave dhe dy pajisje për paketimin e drogës.
Dyshohet se shtetasi shqiptar punonte për organizatat kriminale në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni i Guardia Di Financa bëri të mundur shkatërrimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?