Një shqiptar me inicialet B.M është arrestuar në flagrancë në Pesaro pasi është kapur duke shitur kokainë në këmbim të 200 eurove.

Pasi ai u arrestua policia ushtroi kontroll në makinë  e tij dhe më pas në banesën ku jetonte në zonën e Santa Veneranda ku i gjet një tjetër sasi të madhe kokaine.

Sipas mediave italiane në banesën e shqiptarit, policia gjeti rreth 1 kg kokainë të një cilësie të pastër e ndarë në disa pako ndërsa u sekuestruan edhe një peshore elektronike.  Sasia e sekuestruar e drogës do t’i kishte dhënë shqiptarit një shumë parash prej 250 mijë eurosh.

Ndër të tjera në banesën e shqiptarët u gjet edhe një shumë prej 10 mijë eurosh të cilën i arrestuari nuk e justifikonte dot burimin.

Identifikimi i shqiptar u bë gjatë orëve të vona të pasdites së të premtes në periferi të qytetit, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në kryqëzime ku u jepte kokainën e cilësisë së pastër për 100 euro doza.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ia arrestuar kishte disa vite që ishte vendosur në Santa Venerada dhe jetonte aty me gruan dhe fëmijët e vegjël.