ATHINE- Një 34 vjecar shqiptar, me nënshtetësi angleze është arrestuar nga autoritetet greke. Arrestimi i 34 vjecarit Fran Prenga është kryer ndërsa ai shkoi pranë autoriteteve policore pasi i nevojitej rinovimi i disa dokumentave për bisnesin që ai kishte në Athinë.
Gjatë verifikimeve për restorantin ku ai kishte investuar prej vitesh, policia ka vërejtur se shqiptari me nënshtetësi angleze ishte në kërkim për të paktën 72 grabitje me dhunë nën kërcënimin e armës si dhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë shqiptari i ka kryer grabitjet në harkun kohor prej një viti nga 2004 deri në 2005.
Bashkëshortja e tij nga Otley, Luiza ka deklaruar se bashëshorti i saj po mbahet në paraburgim në kushte cnjerëzore. Bashkëshortja dhe anëtarë të familjes së tij pretendojnë se 34 vjecari, Fran Prenga, po ngatërrohet me tjetër person dhe se është i pafajshëm e akuzat ndaj tij janë të pabaza. Kauza e saj "Më lironi bashkëshortin" po mbrohet nga deputetë lokalë britanikë ( ne foto Fran Prenga me bashkeshorten britanike)
(jd/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com