Shqiptari kërcënoi të hedhë në erë
avionin,frenohet me arte marciale

Shqiptari kërcënoi të hedhë në erë<br />avionin,frenohet me arte marciale
Terror është përhapur ndër pasagjerët e avionit që udhëtonte nga Zyrihu i Zvicrës drejt Prishtinës, pasi një 35-vjeçar ka kërcënuar të shpërthente aeroplanin. Me një shkrepëse në dorë dhe një shishe që dyshohet se mund të ketë qenë benzinë, ai ka kërcënuar se do ta hedhë në erë aeroplanin me më shumë se 150 veta në bord, nën thirrjen “Allahu Ekber” (Zoti është i madh).

Ngjarja është shënuar mëngjesin e së djelës, ku sipas dëshmitarëve i riu ka thënë: “Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet (parajsë) a xhehenem (ferr)? Allahu është i pari, Muhamedi (profeti) është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.

Dëshmitarët tregojnë se 150 pasagjerët që ndodheshin në bord u përfshinë të gjithë nga ankthi, por fatmirësisht i riu 35 vjeçar është arritur të neutralizohet nga shtetasi kosovar Nehat Llovca, i specializuar në artet marciale.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike