Shqiptari Mark Gjonaj zgjidhet
këshilltar në bashkinë e Nju Jork

Shqiptari Mark Gjonaj zgjidhet<br />këshilltar në bashkinë e Nju Jork
Shqiptari Mark Gjonaj është zgjedhur këshilltar bashkiak në distriktin 13 të Nju Jorkut, në SHBA. ​Në përqindje rezultati I Gjonajt shkoi 38.7 për qind nga 34.4 përqind që siguroi Velazquez.

Gjonaj fitoi me 3 326 vota, nga 2 958 vota që siguroi ndjeksja më e afërt e tij, Marjorie Velazquez. Ai la pas katër kandidatët garues për postin e këshilltarit për Këshillin Bashkiak në Ditriktin 13. 

Mark Gjonaj, konsiderohej si kandidati më potencial ndër pesë konkuruesit, ndaj edhe u sulmua në vazhdimësi nga kundërshtarët. Gjonajt iu desh të përballej edhe me akuza fallso dhe shpifje për përfitime në fushatë nga paratë e drogës e trafikut të armëve, e sajesa të tjera, madje kundërshtarët e tij arritën që të mobilizonin dhe gazetën konservetarore "The New York Post", që njihet për mbështetje të republikanëve- gazetë që në konkurimin e parë si ansambëlmen e kishte mbështetë Gjonajn, duke akuzuar konkuruesen potenciale, që vinte nga komuniteti spanjoll dhe nga një familje e fuqishme në kampin demokrat.

I treti në garën e demokratëve për vendin në Këshillin Bashkiak të Distriktit 13, u rendit John Doyle , i cili siguroi 1644 vota, dhe në përqindje 19.1%, ndërsa dy të tjerët arritën rezultate të papërfillshme.

Mark Gjonaj shënoi sërish një record për shqiptarët në shtetin e Nju Jork-ut, ashtu sic ishte i pari shqiptar në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut, po ashtu është i pari shqiptar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork-ut.

mark gjonaj

gjonaj

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri