ITALI - Një 40-vjeçar shqiptar ka mashtruar për pesë vjet shtetin italian duke marrë për prindërit e tij ndihmë sociale, në një kohë që ata jetonin në Shqipëri.
Për pesë vjet shqiptari arriti të përvetësonte 76.000 € nga shteti italian në pretendimin se do asistonte prindërit e tij të varfër në Itali, ndërkohë që më pas u vërtetua se dhe i ati dhe nëna e tij jetonin në Shqipëri, që prej vitit 2008 me pjesën tjetër të familjes.
Strategjia e shqiptarit 40-vjeçar, i cili është një banor i vjetër në Albenga, është zbuluar nga shërbimet financiare. Mashtruesi shqiptar kishte sjellë prindërit e tij në Itali për të marrë një leje qëndrimi.
Prindërit e moshuar janë kthyer në Shqipëri, ku ata banojnë aktualisht, por ndërkohë, djali i tij ka vazhduar të marrë ndihmë sociale duke pretenduar se i ati dhe nëna e tij jetonin me shpenzimet e tyre në Itali.
Redaksia Online
(m.z./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com