Shqiptari me 5 dënime në Itali
gjykata vendos ekstradimin e tij

Një i dënuar me 25 vite e 6 muaj burgim në Itali për akuzën e “Rrëmbimit të personit me qëllim marjen e pasurisë” dhe “Grabitjes me armë” është ekstraduar në Itali. Bëhet fjalë për Dritan Beqirin (Bakalli) allias Hancu Cristian i cili pak kohë më parë u arrestua në aeroportin “Nënë Tereza” në përpjekje për tu larguar nga Shqipëria. Sipas dosjes hetimore të mbëritur nga Italia dhe që është bërë objekt hetimi gjyqësor në gjykatën e Tiranës, rezulton se prej 21 marsit 2016 shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.Në 28 prill 2016 policia e Tiranës ka kryer arrestimin e tij dhe aktet hetimore ja ka kaluar prokurorisë së kryeqytetit. Arrestimi i Dritan Beqiraj Bakalli alias Hancu Cristian është bërë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai ështe shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë, pasi në ngarkim të tij ka katër vendime gjyqësore të formës së prerë.

Në 6 dhjetor 2011 Gjykata e Apelit Florence Itali, shtetasi Dritan Beqiraj Bakalli alias Hancu Cristian, është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 25 vjet 6 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimit për dhënie pasurie” dhe “Mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit”. Në 24 shtator 2008, të Gjykatës Demodena Itali, shtetasi Dritan Beqiraj Bakalli alias Hancu Cristian, është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 4 muaj 20 ditë burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit”.Në 5 korrik 2015, Gjykata e Apelit Firenze Itali, shtetasi Dritan Beqiraj Bakalli alias Hancu Cristian, është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 10 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Goditje dhe kërcënim me qëllim të një tentative për zhvatje”.Në 3 korrik 2010, Gjykata e Apelit Florence Itali, shtetasi Dritan Beqiraj Bakalli alias Hancu Cristian, është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 9 muaj burgim për kryerjen e vepres penale “Mbajtjes së kokainës”.


 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali