Pak nga nevoja dhe pak për lojë, kështu lindën rekordet për Librin Guiness të shqiptari Haki Doku. Rekordi i parë i Dokut u realizua në “Arena di Milano”, ku për 12 orë radhazi ai lëvizi me karrocë për persona me aftësi të kufizuar, ndërsa në 16 maji të 2015 ai vetëm me forcën e duarve përshkoi 121 km.
“Pas kësaj unë nisa ta shikoj me më shumë interesim librin e rekordeve dhe gjeta një kategori që ende nuk kishte një rekordmen: numri më i madh i shkallëve të zbritura me karrocë për një orë. Duhej që të ishte i imi, e kështu unë në 2016 në Ëolsburg të Gjermanisë, vendosa rekordin e 2176 shkallëve të zbritura në një orë. Ishin 61 kate për 2 herë me radhë që në total bëjnë 122 kate. Në qershor të 2017 rekordi i ti shkoi në 2404”, shprehet Doku.
Rekordmeni shqiptar Haki Doku ka qenë mbajtësi i Flamurit shqiptar në Olimpiadën paraolimpike të vitit 2012. Në 2018 Doku pretendon që të zbresë nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arave, ku 160 kate ku ai do të tentojë që t’i zbresë për 1 orë.