Shqiptari monstruoz në Itali, përdhunon ish-gruan në sy të djalit

Shqiptari monstruoz në Itali, përdhunon ish-gruan në sy të djalit

Një shqiptar ka abuzuar seksualisht me ish-bashkëshorten e tij, një histori abuzimi monstruoze, pasi siç shkruajnë mediat italiane, skena e tmerrshme ka ndodhur në sy të djalit të tyre. Mediat e shtetit fqinj, thonë se burri shqiptar përdorte si pretekst faktin që donte të takonte djalin i cili pas divorcit jetonte me të ëmën. Por në fakt qëllimi i tij ishte tjetër. 34-vjeçari me profesion zejtar, jeton në Sanremo të Italisë, dhe tashmë dosja kundër tij është në duar të gjyqtarëve.

Ndërsa çështja është në hetim, emigrantit shqiptar i është ndaluar t'i afrohet gruas dhe djalit të tij.

Nën kërcënim dhe dhunë burri kishte abuzuar me të, histori të cilën gruaja gjeti guximin ta denonconte në polici, pas një bisede që bëri me një miken e saj. Mediat italiane shkruajnë se në këtë ngjarje të tmerrshme, burri shqiptar, përfshinte edhe fëmijën e tij, dhe kjo është rrethana më e rëndë ndaj tij.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve