Një shqiptar që jeton me familjen në SHBA lutet për ndihmë pasi djali i tij është 14 vjeç dhe autik. Everest Haxhi me një status në rrjetin social Facebook kërkon ndihmë dhe ka shpërndarë gjendjen e mureve brenda shtëpisë, ku janë shkatërruar plotësisht nga i biri kur bëhet i dhunshëm për shkak të sëmundjes.

“Jemi të dëshpëruar dhe mes lotësh po kërkojmë ndihmë për djalin tonë autik, Dejanin. Ne po kërkojmë një program rezidencial ku ai të jetë i sigurt dhe nën kujdesin e një skuadre profesionistësh”, shkruan i ati i 14 vjeçarit në Facebook.

Everest Haxhi thotë se” fotografitë janë bërë brenda shtëpisë së tij dhe tregon pjesët e murit të dëmtuar nga i biri. Është vetëm 14 vjeç dhe është bërë shumë i vështirë trajtimi në shtëpi.

Ne kemi edhe dy vajza të vogla të cilat po vuajnë bashkë me ne duke e parë Dejanin në dhembje
” sqaron babai.

statusi babait


muret e prishura

Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com