Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Milano, përkatësisht shtetasit B.L. 45 vjeç dhe J.S. i moshës 27 vjeç, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin e drogës.
Policia kishte dijeni se një burrë mbante një sasi të madhe droge në një apartament.
Policia vuri re që 45-vjeçari, ishte duke i dorëzuar në bordin e makinës së tij pranë Viale Monza, një zarf të kuq 27-vjeçarit i cili, pasi u kontrollua më pas, u zbulua se mbante dy pako heroinë rreth 1 kg. Policia ndaloi 45-vjeçarin i cili, në makinën e tij, kishte 2 mijë euro të fshehura në çantën e tij të shpinës.
Prandaj agjentët kontrolluan shtëpinë e tij në via Ruccellai ku gjetën dhe sekuestruan 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë narkotike, 5,500 euro para të gatshme, material për përpunimin dhe paketimin e drogës: një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska me gaz.
Droga e sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 3 milionë euro.