Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Trevisos në Itali ku një shqiptar nga Kosova ka goditur me thikë për vdekje 27-vjeçaren Vanessa Ballan, në hyrje të shtëpisë së saj.
Mediet italiane raportojnë se i dyshuari kryesor është 41-vjeçari i identifikuar si Bujar Fandaj me banim në Altivole.
La Repubblica ka publikuar edhe foton e autorit të dyshuar, ndërsa shkruan se e ka goditur gruan shtatzënë shtatë herë me thikë.
26-vjeçarja që u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X, ishte disa muajshe shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë.
Vrasja ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje. Pas vrasjes shqiptari u arratis dhe ende nuk është kapur.
Viktima Vanessa Ballan dhe autori Bujar Fandaj
La Repubblica ka publikuar foton e shqiptarit nga Kosova Bujar Fandaj i cili akuzohet se ka kryer krimin makabër në Treviso të Italisë, duke vrarë 26-vjeçaren Vanessa Ballan, e cila ishte dhe shtatzënë.
-
ju thafte zemra e dora po se po ,keto lloj kafsherish
Përgjigju -
Keta kok katroret po na marin ne qaf kudo qe shkojm. Kemi turp te themi shtetesine ton se na nxin faqen keta bastarde
Përgjigju-
Pse moj te keqen paske te turp te thuash shtetesine nese per vete jeton me nder,apo nuk i shikon vrasjet e krimet ne shtetet tjera ti
-
-
nje tjeter fondamentalist kosovar ...
Përgjigju










Komente
Komento