Shqiptari ngjit majën më të lartë në Amerikë

Shqiptari ngjit majën më të lartë në Amerikë

Arben Shati

Alpinisti shqiptar Arben Shati ka ngjitur me sukses majën më të lartë në kontinentin Amerikan, majën Aconcagua me një lartësi prej 6968 metrash mbi nivelin e detit.

Për Arbenin nuk është sfida e parë e fituar në ngjitjen e majave sepse më parë ka ngjitur edhe majat më të larta në Europë si Mont Blanc që është i lokalizuar mes Francës, Italisë dhe Zvicrës, por edhe malin Elbrus që është mali më i lartë në Rusi dhe në Europë.

Në kontinentin Afrikan ka ngjitur majën e Kilimanxharos që është mali më i lartë ne Afrikë.

Me ngjitjen e malit Aconcagua në Argjentinë alpinisti shqiptar bëhet ndër alpinistët më të shquar shqiptarë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime