Petrit Doka do të jetë presidenti i ri i klubit italian të Parmës. Petrit Doka i lindur në Tiranë në mars të vitit 1971 jeton prej vitesh në Itali. Doka është një sipërmarrës i njohur në fushën e argjendarisë dhe biznesin e tij e ka të përqendruar në Itali dhe në Qipro.
Të premten do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare në ambientet e stadiumit “Enio Tardini” ku stafeta do të kalojë nga Girardi tek Petrit Doka. Skuadra dukale aktualisht ndodhet në krizë të plotë rezultatesh ku mban vendin e fundit në renditje me vetëm 6 pikë të grumbulluara.
Marrëdhëniet e Petrit Dokës me Rezart Taçin janë mjaft të ngushta, duke qenë se 43-vjecari më parë ka administruar kompaninë “Taçi Oil Italia”, dhe kjo ka bërë që menjëherë mediat italiane të ngrenë dyshimin se prapa biznesmenit të argjendarive fshihet pikërisht Rezart Taçi.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA