Shqiptari që i preu kokën shefit britanik me thikën e djathit, kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë
Jonathan Limani dhe Christopher Varian
Një kamarier shqiptar i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi sepse “e detyroi Zoti”, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani e vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të 2010-s, në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare.
Gjykatësi Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli. Ai u izolua fillimisht në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më pas u rikthye në Suedi. Tanimë mediat suedeze raportojnë se gjykata ka refuzuar kërkesën e 44-vjeçarit për ta ndryshuar dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me vite të caktuara burgu. Sipas mjekwve, ai përbën rrezik për shoqërinë, pavarësisht se mësohet të ketë shfaqur pendesë për krimin makabër. Në kohën kur u shpall fajtor, mjeku psikiatër Michael Alcock tha se ai vuante nga skizofrenia paranojake dhe se ishte një individ tejet i rrezikshëm.
“Ai dëgjonte zëra nga Zoti (që e thërriste) për të parandaluar këtë konspiracion dhe kur të vinte momenti ta vriste shefin e tij në mënyrën siç e bëri”, tha Alcock.
Si ndodhi ngjarja? Rreth orës 03:00 të së shtunës së 21 Gushtit, Varian po bënte një pushim të shkurtër pasi kishte mbikëqyrur një dasmë në ambientin e tij. Limani mori një thikë që përdorej për prerjen e djathit, dy kate poshtë zonës ku pihej duhan dhe i preu shefit të tij kokën. Prokurori Alan Blake tha se dëshmitarë iu lutën që të ndalonte, por Limani e çoi krimin deri në fund. Limani kishte dy kombësi, pasi kishte jetuar në Suedi që prej vitit 2002.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulm me armë në një shkollë në Suedi, 11 të vdekur! Media: Vdiq edhe autori
4 Shkurt, 14:33
-
NATO, BE në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik
30 Janar, 17:59
-
Dogji kuranin para dy vitesh, vritet 38 vjeçari në Suedi
30 Janar, 12:13
-
Suedia synon të dërgojë të dënuar në burgje me qira jashtë vendit
29 Janar, 17:34
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
Suedia: Plani i BE-së për migrantët mund të finalizohet në mars
2 Janar, 17:39
-
Punonte për 'bosët e shtëpive të barit', si e fundosi telefoni ish-policin shqiptar (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 19:36
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, Suedia përgatitet të hapë varre për 30 mijë ushtarë
15 Dhjetor 2024, 17:28
-
Dyshimet për përdhunim, bien akuzat për Kylian Mbappe për 'prova të pamjaftueshme'
12 Dhjetor 2024, 11:23
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor 2024, 22:05
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor 2024, 13:12