Një shqiptar ka refuzuar ofertën e Presidentit të Amerikës, Donald Trump për t’u rikthyer në vendin e tij si ambasador i SHBA-ve. Bëhet fjalë për Peter Lumajn, kandidati republikan për guvernator. Ai ka emigruar në SHBA 30 vjet më parë. Të hënën ai është shprehur se ka refuzuar propozimin e Trump-it për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador i Amerikës.

Më është ofruar posti i ambasadorit në Shqipëri për të përfaqësuar SHBA-të.E kam refuzuar sepse mendoj se i shërbej vendit më mirë duke qenë këtu sesa jashtë tij” u shpreh ai. Lumaj nuk përmendi kohën kur i është propozuar kjo detyrë nga administrata amerikane.  Shqiptari Peter Lumaj njihet si një mbështetës i i Trump-it. Ai është avokat dhe merret me çështjet e emigracionit në Nju Jork. Aktualisht ambasador i SHBA në Shqipëri është Donald Lu.

d.b/shqiptarja.com