Historia e 24-vjeçarit Uljan Sharka, i larguar drejt Italisë me gomone, vetëm në moshën 16-vjeçare ishte subjekti i një artikulli të veçantë të së përditshmes italiane ‘’Corriere Della Sera’’. Pas udhëtimit të rrezikshëm në det, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë Uljanit i ka buzëqeshur fati. Shqiptari i talentuar drejton sot një kompani me vlerë prej 25 milionë eurosh.
Elisabetta Andreis ka shkruar:
Ishte një klandestin, 16-vjeçar. Në vitin 2008 u arratis nga Shqipëria që vuante në një mjerim të madh, në përpjekje për të pasur një jetë më të mirë. Për të arritur në Londrën e ëndrrave, djali duhet të kalonte nëpërmjet Italisë, por policia e Milanos e ndaloi dhe e futi në një qendër komunitare për minorenët. Kurajoz dhe i gatshëm për të punuar Uljani u rrit me pasionin për të studiuar shkenca kompjuterike.
Sot shtatë vite më vonë, Uljan Sharka po jeton ëndrrën e tij. Kompania që ai themeloi, iGeniues, e prezantuar fillimisht në festivalin e Kanës, ishte një ndër më premtueset. Tetë muaj më parë ishte vetëm, ndërsa sot 25 të rinj punojnë për të dhe ai vazhdon të zgjerojë stafin. Suksesi i tij është i jashtëzakonshëm dhe kjo reflektohet nga interesi që dy biznesmenë kanë treguar duke e financuar me 1,5 milionë euro.
Sipas ekspertëve idetë origjinale të Uljanit mund të revolucionalizojnë botën e marketingut dixhital. Kush e njeh punën e tij e krahason atë me Mark Zuckerberg, duke ju referuar vizionit të tij mbi tregun. “Mund të përmirësosh marketingun online me vetëm një klik”, thotë Uljani duke shpjeguar se kjo nuk është fort e kuptueshmë me ata që nuk e kuptojnë teknologjinë, por nga ekspertet konsiderohet si një mrekulli. “Softueri lexon në kohë reale të dhënat e mëdha në rrjetet sociale, i përpunon dhe më pas këshillon si të përmirësosh marketingun në platformat vetjake duke përdorur teknologjinë si levë”, thotë Uljani.
Uljani në shtatë ditë të javës, deri në 20 orë në ditë qëndron para kompjuterit. ‘’Në Shqipëri kam punuar që në moshën 13-vjeçare ndërkohë që edhe studioja’’, është shprehur Uljani. Dëshira për të bërë diçka të madhe, të vetën, e detyroi të largohej nga Shqipëria që nuk mund të ja ofronte një mundësi të tillë.
Uljani thotë se do t’ia japë platformën e tij falas ndërmarrjeve të mesme, që të rriten me publicitetin dixhital pa i rënduar me kosto të larta. Në planet e tij nuk përfshihet pasuria apo të bërit miliona. Por ndoshta dhe në bazë të historisë së jetës së tij:’’ burimet japin fryte të mëdha kur kapen nga të gjithë’’.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com