PRESHEVË – Një profesor fiskulture nga Rahovica ka sfiduar këto kohë temperaturat shumë të ulta. I frymëzuar edhe nga disa misioni në Rusi dhe Siberi, 48 vjeçari Ylber Haliti është zhytur të notojë në ujë të ftohtë kur termometri shënoi – 10 gradë celcius. Ai ka thyer akulli me trashësi 50 cm që kishte mbuluar liqenin e vogël të Rahovicës në zonën e Preshevës dhe më pas është futur të notojë në ujin e ftohtë. Haliti thotë se kjo është një gjë normale për të, pasi nuk është hera ë parë që futet të notojë në mes të ngricës. Edhe këtë herë “shfaqja” është ndjekur nga banorë të zonës, ndërsa profesor Haliti përpara zhytjes ka bërë për disa minuta ushtrimet e nxjehjes për të përballuar ujin në temperaturë ekstreme.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)










