Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Leverkusen të Gjermanisë. Një 58 vjeçare shqiptare ka lindur fëmijën e saj të parë, duke befasur mjekët gjermanë.
Sipas spitalit të Leverkusen foshnja gëzon shëndet të plotë, ka lindur 3360 gramëë dhe 53 cm gjatësi,
Gruaja 58 vjeçare, Flora dhe djali i sapolindur Floriani po shërohen në repartin e lindjes.
Ajo është shprehur tejet e emocionuar dhe ka thënë që kishte pritur një jetë të tërë për të lindur fëmijën e saj të parë.
Edhe babai i të porsalindurit Sejdi 72 vjeç është shprehur krenar dhe i lumtur duke thënë që kishin shumë vite që planifikonin për një fëmijë dhe nuk kishte qënë e mundur.
Mjekja gjinekologe që ka asistuar në lindjen e Florës, ka thënë se në dhjetë vitet e saj në spitalin në Leverkusen, ajo kurrë nuk kishte përjetuar një lindje të tillë.