Shqiptarja.com dhe Report TV bashkëpunim për videot e lajmet

Shqiptarja.com dhe Report TV bashkëpunim për videot e lajmet
 
Shqiptarja.com dhe televizioni ReportTV nisin bashkëpunimin për këmbimin profesional të materialeve gazetareske, duke pasuruar edhe më shumë në përmbajtje video, foto dhe shkrimesh shërbimin e tyre ndaj lexuesve dhe telespektatorëve.
Përmes një marrëveshjeje mes administratorit të Shqiptarja.com  dhe administratores së Multiscreen, (Report TV), dy grupet mediatike do të publikojnë reciprokisht materialet si lajme, video, dokumentarë, fotografi.
Shqiptarja.com është një nga të përditshmet kryesore shqiptare e themeluar në vitin 2011 me shpërndarje në gjithë Shqipërinë. Për një afat të shkurtër kohor Shqiptarja.com në rrjetet sociale numëron më shumë se 250 mijë ndjekës, një numër që rritet nga dita në ditë.
Report Tv është një televizion "all news" që ka për synim informimin e shpejtë të publikut duke mbajtur gjithnjë përzemër profesionalizmi dhe të vërtetën. ReportTV transmetohet në rrjetin analog në të gjithë Shqipërinë dhe transmetim dhe në rrjetin Digitalb satelitor dhe tokësor në gjithë Shqipërinë dhe në Europë. Ndërsa online dhe streaming çdo shqiptar mund ta shohë e klikojë në çdo cep të Globit.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter

Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter