Do të jetë kulminimi i një serie prej 17 stërvitjesh që do të mbahen në 14 shtete të ndryshme të botës. Bazuar në skenarë fiktivë, ushtrimet do të jenë në tokë, ajër e det dhe do të shoqërohen nga Forcat Operacionale Speciale, të cilat do të marrin detyra të ndryshme vitin e ardhshëm. NATO nuk ka zhvilluar stërvitje të këtij lloji live që nga viti 2006.
Gati 6000 trupa nga 20 vende anëtare (dhe Shqipëria) do të marrin pjesë në këto ushtrime. Në kuadër të transparencës, edhe Rusia është ftuar të observojë këto ushtrime.