Shqiptarja.com vjen me format të
ri, më e thjeshtë për lexuesit e saj

Shqiptarja.com vjen me format të<br />ri, më e thjeshtë për lexuesit e saj
TIRANË - Prej tre ditesh gazeta Shqiptarja.com është në duart e lexusve me nje imazh të ri, kjo për të plotësuar dëshirat e qytetarve duke u bazuar në opinionet dhe idetë e tyre për një gazetë sa më të mirë . Keshtu, referuar këtyre anketimeve gazeta Shqiptarja.com u riformatua si në formë ashtu dhe në përbajtje.
 
Administratori i përgjithshëm i gazettes, Genc Kondi shprehet se tashmë shkrimet e gazetarve vijnë në një forme më të thjeshtë në mënyrë që cdo shkrim në të, jo vetëm të kuptohet qartë, por edhe të mos e lodhë lexuesin. 

"Përsa i përket pamjes grafike kjo është jashtëzakonisht e thjeshtë dhe e kapshme për publikun. Kemi zgjedhur forma për të mos e lodhur lexuesin, pra jo tema shumë të gjata, por tema goditëse, një ose dy tema, pyetje – përgjigje, artikuj të shtjelluar njwsoj sikur unë jam duke biseduar. E gjitha kjo për të thjeshtëzuar dhe për të mos lodhet syrin e lexuesit. Shumicën e lajmeve që janë dhënë nga televizjonet ose nga online-et një ditë më parë ne i bëjmë shkurt, pra këtu në këtë gazetë gjen gjithçka nga informacioni, e më tej duke u thelluar me investigimin",- tha Kondi

Kondi shton më tej, se vendi më i madh ne gazetë u jepet ngjarjeve me te bujshme dhe që tërheqin më shumë interesin e publikut .

"Një herë e kemi pasur me kronikën, një herë e kemi pasur me shifrat e buxhetit, ndërkohë që një herë tjetër mund ta kemi pasur me një lloj diskutimi të politikës, por do të thosha që ne jemi të hapur për atë lajm që përben interesin më të madh të lexuesit në kohë. Po përpiqemi që të kemi lajmin tonë që të mos jetë trajtuar nga asnjë medja tjetër më përpara sepse jam i sigurt që aty do gjejnë informacionin më të saktë dhe të trajtuar më thjeshtë dhe më qartë sesa në shumë media të tjera. Nuk do thosha nga të gjitha se do tregoheshim shumë egoist, por ne po bëjmë çmos që tu ofrojmë një gazetë që është e veçantë në trajtimin e informacionit ndryshe nga deri tani",- tha ai

Ndërsa, Ened Mato, drejtor i “Ecovolis” përgëzon këtë inisiativë të ndërmarrë, duke theksuar se idetë e qytetarëve jo vëtëm janë marë parasyshë, por edhe për mënyrën se si po shpërndahet kjo gazetë .

Gjatë këtyre ditve gazeta Shqiptarja .com është shpërndarë në disa vende falas, në mënyrë që qytetarët të njihen me formatin e saj të ri . Artikujt në gazetën Shqiptarja.com janë të trajtuara me detaje, të ndërtuara në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve nga vetë gazetarët për ti sjellë sa më thjesht për lexuesin edhe lajmet më të komplikuara. Lajme shkurt, inovacionet dhe supriza, ashtu siç vetë lexuesit kanë kërkuar’, tha Mato.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara

Burri i Kamala Harris: Nesër dua t’i them zemër je presidentja e Shteteve të Bashkuara