ROME - E kanë nxjerrë nga restoranti i tragetit, ia kanë ndaluar të futej në zonën e rezervuar pasagjerëve, e kanë detyruar për mëse dy orë të qëndrojë jashtë. Për më tepër edhe e kanë kërcënuar: “Ose dil jashtë ose të hodhëm në det ty e qenin”. Viktima e një sjelljeje të tillë, 24-vjeçarja e verbër Kedrit Shalara, që më 16 gusht ka marrë tragetin e kompanisë European Ferries nga Vlora për në Brindisi.Më 17 gusht Kedrit Shalari, si gjithnjë e shoqëruar nga Vera, është paraqitur në stacionin e Karabinierëve në Racale të provincës së Lecces dhe ka paditur shoqërinë e lundrimeve European Ferries. E reja ka zgjedhur të kërkojë drejtësi në rrugë gjyqësore.
Lajmi bën bujë e indinjon këdo. Akoma më indinjuese letra me të cilën i kërkohet falje. Mbërrin brenda pak ditëve nga komandanti i tragetit, Panagis Valentis. I ngjan më shumë justifikimit dhe të lë shijen e hidhur të talljes. “Në emër të shoqërisë dhe të ekuipazhit i shprehim zonjës Kedrit Shalari hidhërimin tonë pasi mësuam se gjatë udhëtimit nga Vlora në Brindisi me tragetin e drejtuar nga unë, ajo ka pasur përshtypjen se është keqtrajtuar dhe diskriminuar”.
“Nga hetimet e brendshme – vazhdon komandanti – që janë akoma në vazhdim, del në dritë se komisari i bordit është vënë menjëherë në dijeni për gjendjen e gruas, dhe ka urdhëruar një prej marinarëve ta shoqëronte. Ndoshta vënia e një marinari në dispozicion është keqkuptuar prej saj si fyese e diskriminuese, por këtë e parashikojnë normat komunitare”. Madje shton edhe: “Gruas iu dha një vend i rehatshëm me pamje nga deti”.
Moslejimin e 24-vjeçares dhe të qenushes shoqëruese në restorant komandanti e justifikon frikën e fëmijëve dhe të të moshuarve që ishin ankuar. Ndaj edhe Shalarit iu propozua të vinin qenin në vendin e anijes të rezervuar për kafshët, duke iu kërkuar që “të rrinte ulur në një vend ndërkohë që personeli do t’i sillte nga restoranti ç’të dëshironte”.
Shton edhe se vendi ku ajo donte të rrinte fillimisht ishte mes dy dyerve zjarrpenguese ndaj u kërkua edhe ndërhyrja e policisë shqiptare që ta detyronte të largohej prej aty dhe të kishte një qëndrim “më pak agresiv” e “më bashkëpunues”. Madje komandanti shkon më tej “Kur qenka ndier e kërcënuar, pse nuk nuk na denoncoi te policia shqiptare”.
Së fundi, komandanti i tragetit i kërkon Shalarit dhe shoqëruesit të saj “të tregojë personin që paska thënë shprehjen e ulët (“Të hedh në det me gjithë qen”) që të mund të marrim masat sanksionuese të parashikuara”.
Marrë nga "Shqiptari i Italisë"
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 3870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi ia rëndojë problemet, të ndihmohet nga shteti
17 Janar, 20:10
-
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
17 Janar, 19:43
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet
17 Janar, 19:31
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Prekëse, qeni endacak çon këlyshin e saj të sëmurë të klinika veterinare (VIDEO)
17 Janar, 19:04
-
21 Janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Disponohen prova dhe fakte të rëndësishme! E indinjuar me zvarritjen dhe pse hetimet nuk drejtohen te urdhëruesit
17 Janar, 18:53