Këngëtarja me origjinë shqiptare Laura Fetahu vijon rrugëtimin e saj në Xfactor në Italia.
Ajo u prezantua të premten në Bootcamp, fazën e dytë të përzgjedhjes së artistëve të rinj nga trajnerët.
23-vjeçarja ka marrë që në nisje të edicionit të spektaklit vlerësime nga trajnerët, çka ndodhi edhe në fazën e përzgjedhjeve të dyta, pasi u përzgjodh të vijojë më tej garën me talentet e tjera.
Laura, do të vijojë garën si këngëtare e trajneres Paola Iezzi
“Ajo nuk gabon asgjë, na nxjerr jashtë loje dhe ne, është e jashtëzakonshme”, thanë mes batutash trajnerët duke vlerësuar zërin dhe perfomancën e shqiptares.
Zemra ime nanderove ,na bere krenar!
Përgjigju