Një histori absurde është bërë publike ditët e fundit ku protagoniste kryesore është një nënë shqiptare.

Ajo ka shitur fëmijën e saj për vetëm 70 mijë euro tek një avokat italian gay dhe shoku i tij, edhe ky me origjinë shqiptare. Historia ka nisur në vjeshtën e vitit 2015 ku 25 vjeçarja ka shkuar në Itali me qëllimin për të shitur foshnjën e saj. Ajo pak ditë përpara se të sillte në jetë fëmijën,  është martuar në rrugë ligjore me avokatin gay, e më pas ia shiti atij dhe shokut në këmbim të 70 mijë eurove.

Por nuk ka shkuar ashtu siç ka menduar 25- vjeçarja. Ajo ka marrë nga çifti gay vetëm 5 mijë euro e për këtë arsye është detyruar të tregojë të gjithë historinë nga fillimi.
Çifti dhe nëna shqiptare janë në proces gjyqësor, ku pasi është bërë testi i ADN-së është konfirmuar se avokati nuk është babai i fëmijës.

Të tre personat , avokati dhe partneri i tij  si dhe 25 vjeçarja që shiti foshnjen rrezikojnë të dënohen nga 5 deri në 15 vite burg, shkruan Corriere

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com
)