Shqiptarja shtatzanë rrihet
barbarisht nga i dashuri shqipta

Shqiptarja shtatzanë rrihet<br />barbarisht nga i dashuri shqipta
ROMË – Surpriza që donte t’i bënte të dashurit për Krishtlindje ka rezultuar fatale për shqiptaren 33 vjeçare me banim në Romë.
Autoritetet policore informuan se një 33 vjeçare me kombësi shqiptare, 4 muajshe shtatzanë është rrahur brutalisht nga i dashuri i saj, gjithashtu me kombësi shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pranë stacionit të Terminit, pak pas mesnatës së Krishtlindjeve kur 36 vjeçari ka goditur barbarisht vajzën, madje ka tentuar ta hedhë edhe nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronin.
Shtatzana është shtruar me urgjencë në spital me plagë të rënda në krah dhe kokë. Ndërsa i dashuri i saj është arrestuar me akuzën “Tentativë për vrasje”.
Sipas policisë, çifti ndodhej në një dhomë hoteli në rrugën Marasala, dhe rreth orës 1.00 pas mesnate nisi sherri i cili sa vinte e thellohej. Shkak për këtë ndodhi, ishte shtatëzania e vajzës, të cilën djali nuk e kishte mirëpritur. Ndërsa kjo e fundit ia kishte rruajtur për katër muaj për t’ia bërë surprizë për Krishtlindje.
36 vjeçari ka nisur të godasë të dashurën e tij shqiptare, ndërsa e ka hipur në një karrike, dhe e ka zvarritur deri poshtë dritares së hotelit me synimin për ta hedhur nga aty.
Kalimtarët dhe pronarë të hotelit kanë telefonuar policinë dhe falë ndërhyrjes së saj vajza shtatzanë ka mundur të shpëtojë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër