Shqiptarët janë dembelë apo punëtorë? Ç'mendojnë qytetarët/VIDEO

Mëngjesin e sotëm emisioni Rreze Dielli në Report Tv diskutoi një temë mjaft aktuale. Në mënyrë të përgjithshme vihet re një mbipopullim i bareve dhe kafeneve, por nga vjen kjo gjë? A janë shqiptarët dembelë, apo nuk ka punë dhe zgjedhin shtetet e tjera ku të punojnë më shumë e të paguajnë më tepër. Kamera e Report Tv ka pyetur qytetarët se ç'mendim kanë ata për këtë fenomen. A jemi ne popull dembel apo punëtor?

Mendimet janë të shumëllojshme. Disa prej tyre thonë se shqiptarët janë dembelë, e një pjesë e mirë e tyre thonë se ne jemi popull punëtorë, por nuk kemi motivimin e mjaftueshëm për të punuar, ndaj edhe zgjedhim shtetet e tjera për të punuar dhe jetuar. Ka edhe nga ata qytetarë që shprehen se e konsiderojnë veten si mbretër e si të tillë duan të trajtohen, pa marrë parasysh edukimin apo  formimin e tyre profesional.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani

Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani