TIRANË - Prona në të cilën gjendet Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, i është njohur tërësisht dhe u është kthyer pjesërisht pronarëve të saj të ligjshëm të Sadete Toptanit, që jane Marion Toptani, Eduard Toptani dhe Raimaond Toptani. Pronarët, të cilët trashëgojnë pronën si trashëgimtarë të ligjshëm të ish-pronares Sadete Toptani, janë qytetarë amerikanë dhe jetojnë në shtetin e Miçiganit.
Ata janë kthyer në Shqipëri të shqetësuar mes të tjerash nga debati mbi marrjen e pronës së tyre nga Partia Demokratike. Pronarët jo vetëm që kanë dokumentin e njohjes së pronës, por dhe hipotekën për një pjesë të truallit në oborrin e SHQUP-it, të regjistruar nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive, si dhe të drejtën e parablerjes së SHQUP, nëse ai nxirrej nga inventari i pasurive të ushtrisë.
Fakti që SHQUP u nxor nga inventari i Ushtrisë, u jep automatikisht të dejtën pronarëve të jenë blerësit e parë të ndërtesës, pa lejuar që kjo pronë të rishtetëzohet përsëri për interesa të një partie politike.
HISTORIA E KTHIMIT TË PRONËS
Pronarët e ligjshëm të territorit mbi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë e kanë fituar pronën me vendim nr 827, datë 8 prill 1996 nga Komisioni i Kthimit të Pronave në Tiranë. Në vendim thuhet se në bazë të dosjes së paraqitur, Sadete Toptani është pronare e një prone regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 1229, në nëntor të vitit 1918, e cila përmes një vendimi të vitit 1950 është shtetëzuar.
Në këtë pronë përfshihen:
Trualli që zë ndërtesa e SHQUP 960 m.
Trualli që zë magazina, trualli që zë një godinë provizore, truall që zënë rrugë e trotuare, truall i lirë rreth 9200 metra, trualli që zë Instituti i Ushtrisë dhe trualli që zë një kioskë provizore.
Në vendim përshkruhen qartë kufijtë e pronës dhe sipërfaqet që kthehen menjëherë dhe ato që kanë të drejtën e parablerjes.
Sipas vendimit, “trualli me sipërfaqe 3500 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli me sipërfaqe 4100 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli i zënë me ndërtime provizore dhe kioska i kthehet Sadete Toptanit.
Trualli i zënë nga ndërtesa e Ushtrisë i njihet dhe duhet t’i kompensohet Sadete Totpanit. Në momentin e privatizimit, i lind e drejta e parablerjes pronarit”.
Pra, tani jemi në kushtet kur arsyeja përse Shtëpia Qendrore e Ushtrisë nuk i kthehej pronarit ishte se ishte në inventarin e ushtrisë. Në momentin që ajo hiqet nga ky inventar, ajo i kthehet pronarit, duke i dhënë të drejtën e parablerjes.
Aq familjarë janë pronarët në tokën e tyre, sa ata kanë bërë dhe një plan të zhvillimit te zonës, me arkitektë amerikanë dhe ja kanë paraqitur Lulzim Bashës në bashki për miratim.
Pra, jemi në kushtet kur pushteti e di fare qartë që toka ka pronarë dhe se ka dhe kërkesë nga pronarët për t’u zhvilluar. Është thjeshtë një grabitje prone.

SKANDALI I FLAMUR NOKËS
Ministri i Brendshëm në detyrë, Flamur Noka, u ka dërguar dje një shkresë pronarëve të ligjshëm të largohen nga territori ku ata kanë marrë pronën dhe e kanë regjistruar atë. Bëhet fjalë për territorin para SHQUP-it, ku pronarët e kanë marrë pronën dhe e kanë të regjistruar në hipotekë. Ministri i Brendshëm i urdhron të largohen nga prona e tyre, se ndërtesa do t’i kalojë Partisë Demokratike.
Shkresa, përveçse është në shkelje të qartë të Kushtetues për të drejtën e pronës, është dhe arbitrare nga pikëpamja procedurale, pasi kërkon të trajtojë si qeramarrës pronarin dhe si pronar, qeramarrësin e ri.

REGJISTRIMI NË HIPOTEKË
Këto janë dy dokumente që provojnë regjistrimin në hipotekë të pronës në emër të trashëgimtarëve të Sadete Toptanit. Bëhet fjalë për truallin në oborrin e SHQUP, ku janë eliminuar vetëm rrugët dhe trotuaret. Sipas vendimit të kthimit të pronave, ata duhet të marrin dhe godinën për të cilën tashmë kanë të drejtën e parablerjes.

Marrë nga Tema
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com